TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 22:22

PD i mbyll derën Berishës, Kulluri: Bërtit nga ballkoni, nuk ke vend në parti

Shkruar nga Pamfleti

PD i mbyll derën Berishës, Kulluri: Bërtit nga ballkoni, nuk ke

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të mbrëmjes së sotme të ish-kryeministrit Berisha.

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, ka thënë se Berisha harron se tashmë garën e ka me SPAK-un dhe jo me PD-në.

Sipas Kullurit, Berisha duhet të kërkonte falje për kohën kur sulmonte Lulzim Bashën përmes McGonigal.

“Sa më shumë kohë kalon në “ballkonin e vetmisë së madhe”, aq më shumë do të mbyllë një pazar me Edi Ramën duke shtuar dozën e manipulimeve ndaj PD dhe Bashës. Nën parimin “një gënjeshtër, një kat kullë”, stivon përditë nga një turrë gënjeshtrash”, thotë Kulluri në reagim.

Kulluri e ka akuzuar Berishën se vijon të këmbëngulë në përrallat që ka për zanat.

Sipas tij Berisha gjithashtu duhet t’u kërkojë falje demokratëve që i gënjeu edhe për primaret, fitoret në zgjedhje e gënjeshtra të tjera.

“E ndërsa demokratëve u tregonte përrallat e zakonshme, rrethi i tij vazhdonin të merrnin leje ndërtimi për kulla, resorte e para publike për bizneset e tyre. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse u shpall Non-Grata. Asgjë s’ka ndryshuar dhe asgjë nuk do të ndryshojë sa i takon vendimeve të 8 shtatorit dhe 18 dhjetorit 2021. Nuk ka derë të hapur për Non Grata në Partinë Demokratike pavarësisht se sa bërtasin nga ballkoni”, përfundon reagimi i Kullurit.

partia demokratike edvin kulluri

Lini një Përgjigje