TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 20:17

A do të zhduket opozita? Gjekmarkaj: PD ka nevojë për lidership të ri

Shkruar nga Pamfleti

A do të zhduket opozita? Gjekmarkaj: PD ka nevojë për lidership

Përçarja brenda Partisë Demokratike ka çuar shpesh në aludime se opozita mund të zhduket.

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj duke folur për debatet brenda PD-së e mohoi një gjë të tillë.

Sipas tij PD nuk po rrezikon zhdukjen por ka nevojë për lidership të ri.

“Duket si kohë qameti. Që ditën kur kam hyrë në politikë ka pasur një debat të brendshëm. Në rrafshin publik njeriu kupton shumë fenomene dhe në fund besoj ka fituar diçka. Mendoj që janë votuesit ata që përcaktojnë ndërprerjen e ekzistencës së një partie. PD ekziston dhe nuk mendoj se është në rrezik për tu zhdukur sepse e ka elektoratin dhe me një ribërje të PD, modernizim, zgjedhje, lidership i ri, ndryshim gjuhe, diskursi, platforma , oferta, profesionistë. Nuk mund të pretendosh që shoqëria të ndjek nëse nuk  lexon dinamikën e saj”, ka thënë Gjekmarkaj në ABC News.

agron gjekmarkaj

Lini një Përgjigje