TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 17:57

Reforma Zgjedhore, PS dakord me Bashën: Vota e emigrantëve domosdoshmëri, boll me bllokime komisionesh

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, PS dakord me Bashën: Vota e emigrantëve

Reforma Zgjedhore vijon të mbetet çështja më e debatuar e momentit.

Deputeti socialist Etjen Xhafaj tha se janë deputetët demokrat ata që prej dy vitesh e bllokojnë reformën.

Sipas tij ende këta deputetë nuk flasin për çështjet që lidhen me vetë reformën zgjedhore.

Megjithatë Xhafaj shprehet se është e domosdoshme që mes palëve të ketë dialog për këtë çështje.

“Së pari, është domosdoshmëri të ulemi dhe të diskutojmë. Të gjitha zgjidhjet e mundshme do kenë të mirat dhe të këqijat e tyre. Është domosdoshmëri të mblidhemi me palët dhe të diskutojmë. Ky komision ka 2 vite e gjysmë që është ngritur. Një pjesë e opozitës që tashmë po e kundërshton, për 2 vite e gjysmë nuk ka folur fare”, tha Xhafaj.

Sa i takon propozimeve të ardhura nga kryedemokrati Lulzim Basha, Xhafaj tha se mes tyre vota e emigrantëve është një domosdoshmëri dhe një detyrim ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Sipas deputetit socialist ka ardhur koha që shqiptarëve tu ofrohet një alternativë e re dhe jo më bllokime.   

“Tani duhet t’u ofrojmë shqiptarëve një alternativë të re, kjo nuk bëhet nëpërmjet bllokimeve. Vota e emigrantëve, ua kemi borxh dhe duhet t’ua japim këtë të drejtë dhe ta diskutojmë me të gjitha palët”, ka thënë Xhafaj në një intervistë për Report Tv.

 

etjen xhafaj reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje