TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 16:51

Berisha i izoluar në shtëpi, Gazment Bardhi vihet në lëvizje dhe shkon në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i izoluar në shtëpi, Gazment Bardhi vihet në lëvizje

Deputeti demokrat Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka zhvilluar një takim me kongresmenin Pete Sessions.

Sipas një njoftimi që vetë Bardhi ka bërë, me kongresmenin kanë diskutuar për çështje që lidhen me interesin e Shqipërisë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve.

“Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja kongresmenin Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Sipas deputetit, pavarësisht problemeve të vendit tonë, SHBA ka qenë gjithnjë krah Shqipërisë.

Në shkrimin e tij Bardhi përmend probleme si korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale.

“SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar”, përfundon reagimin e tij Gazment Bardhi.

gazment bardhi pete sessions

Lini një Përgjigje