TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 15:57

Mbledhja e Kryesisë, Noka: Aksioni opozitar do të vijojë, po shkojmë drejt mosbindjes civile

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kryesisë, Noka: Aksioni opozitar do të vijojë, po

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit Flamur Noka, ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ku u zgjodhën 4 koordinatorët që do të merren me organizimin e partisë.

Noka tha se u diskutuan të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit, teksa ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin. Ai thekson se Rama dëshiron të asgjësojë gjithçka dhe po hedh hapa të rrezikshëm për të instaluar diktaturën, por PD do të shkojë drejt mosbindjes civile.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature.

PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile.

U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha deputeti.

Deputeti demokrat foli edhe për 4 koordinatorët, teksa u shpreh se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së.

Kryesia miratoi propozimin e kryetarit dhe ata që nesër do të vijojnë punën. Partia do të ristrukturohet dhe do të përballet me qeverinë. Kolegët e Partisë së Lirisë janë pjesë e jona në këtë përballje kudo dhe jo vetëm në Parlament.

Ne jemi në bisedime me të gjithë aleatët, që të krijojmë një federatë, front, opozitar. Shumë shpejt PD e bashkuar totalisht përballë regjimit. Të gjithë me një qëllim, gjunjëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e votës së lirë të vjedhur nga Rama dhe klika e tij", u shpreh Noka.

Lini një Përgjigje