
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar përjashtimin e 19 kolegëve të opozitës.
Ai e cilëson si një vendim të pazakontë përjashtimin nga Kuvendi dhe ironizon duke thënë se sipas tij këtë qeveri ‘e kanë lënë nervat’.
Gjekmarkaj tha se ky vendim është i marrë në nxitim dhe është një vendim i pahijshëm.
“E pazakontë të përjashtosh 19 deputetë njëherësh, që nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme…situatë tragjikomike që tregon se në një farë mënyre qeverinë dhe kryeministrin po i lëshojnë pak nervat. Të shkosh drejt një ndëshkimi të tillë, është e pahijshme”, tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj shprehet se nuk mund të thotë që nuk është dakord me bllokimin e foltores dhe punës në Kuvend, por sipas tij opozita duhet të gjejë mënyrën si të komunikojë në Kuvend.
“Të gjenden mënyra që fjala të rikthehet si instrument komunikimi. Kauza është e drejtë, protesta e kolegëve është e drejtë dhe unë vazhdoj ta mbështes. Nuk jemi për të qenë garniturë qeverisë, për t’i shkelur syrin asaj, për t’i hedhur ujë sa herë ndizen ‘flaka’ e protestave. Pa u shndërruar në opozitë ‘fake’ ne mund të gjejmë mundësi që të ndërrojmë këto tema në diskurs dhe debat”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje