TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2024, 15:12

Kryesia e Rithemelimit zgjedh 4 koordinatorët që do të merren me organizmin e partisë

Shkruar nga Pamfleti

Kryesia e Rithemelimit zgjedh 4 koordinatorët që do të merren me

Grupi i Sali Berishës ka zgjedhur 4 koordinatorët sipas ndarjes së re që u vendos pak kohë më parë. Berisha propozoi ndarjen në katër rajone të degëve të PD dhe në secilin rajon do të ketë nga një koordinator.

Katër koordinatorët e zgjedhur këtë të martë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike janë: Bardh Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qiriako.

Sipas informacioneve, ata do të kenë për detyrë të organizojnë qytetarët në terren dhe organizimin e protestave që mund të mbahen.

Ideja e koordinatoreve u miratua në mbledhjen e Kryesisë në muajin dhjetor ku u vendos dhe ndarja e Shqipërisë në katër rajone, veri, jug, Tiranë dhe Shqipëri e Mesme.

Lini një Përgjigje