
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas shifrave alarmante sa i përket nivelit të ndotjes në Tiranë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, teksa sjell në vëmendje rezultatet e matjeve nga ndotja në kryeqytet, shkruan se në kafenetë buzë rrugëve kryesore të Tiranës prania e grimcave është 33.6-92.6 mikrogram/m³, nga mikrogram/m³ që është norma e rekomanduar nga OBSH.
Ai thekson se këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.
Këlliçi ironizon ndërtimet në kryeqytet duke e quajtur kryebashkiakun "Erion-betoni".
"Tirana e Erionbetonit - Kryeqyteti Europian i Ndotjes dhe Vdekjes
Prof. Besnik Baraj, ish Deputet dhe figurë qendrore e PS, ka kryer disa matje të ndotjes në kryeqytet. Nga to rezulton se:
Në kafenetë buzë rrugëve kryesore të Tiranës prania e grimcave është 33.6-92.6 mikrogram/m³, nga mikrogram/m³ që është norma e rekomanduar nga #OBSH.
Në qendrat tregtare dhe në vendet e parkimit është 352 mikrogram/m³. Shumëfish më e lartë!
Në stacione të Tiranës, nga ora 3 deri në 5 të mëngjesit, vlerat janë 31.7–78 mikrogram/m³.
Pra në asnjë rast më e vogël se norma e OBSH.
Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.
Epo, shëndeti i parë për Partinë!
Ju rujtë Zoti!", shkruan Këlliçi në Facebook.
Lini një Përgjigje