
Erion Veliaj ka filluar të ndjekë strategjinë e Edi Ramës. Teksa në Kuvend po kalohen ligjet pa asnjë diskutim, kjo gjë po bëhet edhe në Bashkinë e Tiranës.
Anëtarët e opozitës kanë protestuar në mbledhjen e sotme dhe ka ju desh Romina Kukos që të kalon me shpejtësi aktet.
Ndërkohë vetë Bashkia e Tiranës u kujdes që në njoftimin e saj të akuzojë opozitën se ata nuk duan të miratojnë ndihmën ekonomike. Në fund Veliaj përdori të njëjtën gjuhë si Edi Rama.
“Do kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Po ju s'keni as din, as iman, as Zot, as atdhe as asnjë gjë”, tha Veliaj në fund të mbledhjes.
Lini një Përgjigje