
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë shumë të fortë në podcastin “Të Pashoq” në kanalin e ‘Pamfletit’ në YouTube. Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është thirrur për t’u marrë në pyetje për aferën McGonigal.
Murrizi ka deklaruar se ai ka informacione se Ramës i kanë zbarkuar agjentët te zyra për këtë aferë. Sipas tij, ligji parashikon që kryeministri dhe Presidenti merren në pyetje në institucionet që drejtojnë. Ai nuk dha më shumë detaje, por tha se janë shërbimet amerikane që kanë dhënë urdhër që të zbardhet kjo dosje.
“Mos qoftë thirrur. Më duket se është thirrur dje. Nuk di më shumë, por është thirrur dje. Në Kushtetutë Presidenti e Kryeministri merren në pyetje në institucionin ku ushtrojnë detyrën. Ka biznesmenë që janë takuar me McGonigal. SPAK e kanë detyruar ta hapë këtë dosje. Janë shërbimet. Ka një ndarje të qartë në SHBA mes institucioneve dhe shërbimeve. Diplomacia nuk është e kënaqur me atë që ndodhi me McGonigal. Nuk e ndoqën shërbimet tona. Për ne ai i kishte marrë me radhe dhe vinte deri te ju”, tha ai.
Më 26 tetor 2023, SPAK mori 4 orë në pyetje Dorjan Duçkën, këshilltar i Edi Ramës dhe drejtor i një kompanie mafioze kinezo-ruse që ka aktivitet dhe në Shqipëri, me pronarë oligarkë të sanksionuar e dënuar nga SHBA.
Më 22 janar, SPAK mori 6 orë në pyetje Agron Nezën, i përfshirë aktivisht në skandalin e aferës korruptive “McGonigal-Rama”, si sekser biznesesh e korrier milionash te ish-agjenti i FBI, dhënë nga Edi Rama për skema lobimi e goditjesh politike në Shqipëri.
Por duket se kambanat kanë filluar të bien edhe për Ramën, i cili është duke pritur dhe gjyqin që mbahet më 16 shkurt në SHBA për dosjen shqiptare.
Lini një Përgjigje