
Ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ishte i ftuari i radhës në Podcastin “Të Pashoq” të Pamfletit, ku foli për situatën politike në vend dhe për vendosjen në arrest shtëpie të ish kryeministrit Berisha.
Në emisionin e drejtuar nga Edjona Dervishi, Murrizi deklaroi se drejtësia i cenoi lirinë Berishës, kur i caktoi masën detyrim paraqitje dhe i bllokoi pasaportën. Sipas tij arrestimi i Berishës ishte një padrejtësi.
Pjesë nga intervista:
-Do ta nismi nga udhëheqësi apo ish udhëheqësi juaj Sali Berisha
Murrizi: Personalisht them që njoh krijuesin edhe tim atë.
-Po them politike.
Murrizi: Edhe politike ai është kryetari i zgjedhur nga një anëtarë një votë, me 35 mijë vota. Anëtarë të Rithemelimit, që më 14 maji mori 500 mijë vota. Sa kohë e voton shumica e anëtarësisë ku unë bëjë pjesë ai është edhe kryearti im.
-Para dy ditësh mbajtët një fjalim te rrugica e lirisë, meqenëse aty ka çdo ditë tubime t vogla çdo mbrëmje për zotin Berisha. Pse shkuat? Mbështesni betejën e tij me drejtësinë, betejën e tij në PD, apo çfarë?
Murrizi: Nuk e shoh betejën me drejtësinë , shoh një padrejtësi me ato institucione që duhet të japin drejtësia dhe kjo është shumë e rëndë këtu merr fund demokracia. Nëse Berisha do kishte problem me pushtetin nuk, do isha aty, sepse problemet me pushtetin zgjidhen në gjykatë. Kur shoh një njeri që s prish provat, nuk ka mundësi t arratiset, nuk intimidon kallëzuesit ministrin e brendshëm. Të marrësh një masë shtrënguese të tillë, është cenuar e drejta e deputetit Berisha dhe kryetarit të kësaj force politike.
-Po ai i liri ishte, thjeshtë nuk respektoi vendimin e gjykatës.
Murrizi: Nuk mundet drejtësia pa i hequr imunitetin kuvendi t’i vendos kufizim lirie. Sepse edhe detyrimi i paraqitjes dhe bllokimi i pasaportës është kufizim lirie, për një person me mandat.
Lini një Përgjigje