TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Janar 2024, 21:43

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Murrizi: E mirëkuptoj, sistemi më i kalbur i drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Berishës ndaj SPAK, Murrizi: E mirëkuptoj, sistemi më i

Ish deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ishte i ftuari i radhës në Podcastin “Të Pashoq” të Pamfletit, i cili ka folur për sulmet ndaj SPAK të ish-kryeministri Berisha.

Ai tha se i kupton deklaratat e tij, pasi Berisha ka parë që është vepruar me arbitraritet ndaj tij. Murrizi u shpreh se të gjithë ata që sulmojnë Berishën sot, janë ata që i janë serilosur në kohë që ka qenë në pushtet.

Murrizi vijon duke thënë se Dumani ka qenë pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë, ku sipas tij sot është më i kalbur sesa ka qenë. Ish-deputeti tha se ka prokurorë fundërrina që kanë mbyllur dosje që duhet të shkonin menjëherë në burg. 

Edjona: A e mbështesni Berishën për retorikën ndaj SPAK-ut me sulmet e tij të përditshme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit?

Murrizi: Të gjitha deklaratat që Berisha ka bërë pasi ka parë që është vepruar me arbitraritet ndaj tij, unë e mirëkuptoj, por të gjithë këta që janë atje në njëfarë mënyre janë ata që janë servilizuar me Berishën kur ish-kryeministri ka qenë në pushtet.

Nisur që nga zoti Arben Kraja, ish-hetues komunizmi në vitet 92’-95’ me firmë të Berishës, Dumani është emëruar shef i taksforcës se tatimit sërish nga Berisha etj. Nuk është se këta janë shenjtorë, por janë pjesë e tufës.

Çdo institucion ka godinën dhe njerëzit e tij. Nëse godina është e mirë, 20 prokurorët janë të kalbur. Edhe kryetari i SPAK këtu ka qenë, ka qenë pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë që palët u dakordësuan për ta prishur në vitin 2016 me reformën në drejtësi.

Nëse do donin realisht një reformë, unë nuk do ta votoja, ashtu si unë nuk kam votuar 5 qershorin sepse  nuk votoj jashtë asaj që kam bindje. E shikoj një votim “përdhunues”, ndoshta nga afera që kanë bërë apo joshjeve që u kanë bërë ndërkombëtarëve.

Sistemi sot është më i kalbur sesa ishte. Aty ka fundërrina që kanë mbyllur dosje që duhet të shkonin menjëherë në burg.

Edjona: Mos ishte marrë SPAK personalisht me Berishën do ishte sot kjo qasje e juaja kështu?

Murrizi: Unë kam folur përpara se Berisha të zgjohej, kam folur në korrik të 2020, kur kam qenë i etiketuar nga  Luli i Berishës si armik dhe e kam bërë Arben Krajën në Parlament leckë.

U ndava nga Luli ne vitin 2018. Unë nuk jam pjesë tufe. Nuk e ndërroj lirinë time me asnjë karrige të qelbur në kuvend dhe nuk i lëpihem askujt.

Lini një Përgjigje