
Ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ishte i ftuari i radhës në Podcastin “Të Pashoq” të ‘Pamfletit’, ku foli për situatën politike në vend dhe për gjendjen e opozitës.
Në emisionin e drejtuar nga Edjona Dervishi, Murrizi deklaroi se ardhja e Bardhit te grupi i Berishës është fallco. Ai deklaroi se nuk mund të bashkohet me një person që nuk respekton familje.
Pjesë nga intervista:
-Nga SPAK kalojmë pak te PD-ja, e cila është ndarë në disa pjesë, në grupin e Gazment Bardhit, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, me cilin grup jeni ju?
Murrizi: Unë jam anëtar i këshillit të Rithemelimit, pas kuvendit 30 prillit 2022, ku bëmë një rezolutë dhe kërkuam falje publike për djegien e mandateve dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhje. Indirekt kërkuam falje për çfarë ishte thënë ndaj meje si tradhtarë, i shitur armik edhe gjitha çdo lloj qelbësillëku që doli nga goja e qelbësirave nga shkurti i 2019, deri 9 shtator 2021, kur panë se ishte pazari tjetër vend dhe jo i Myslym Murrizit.
-Si anëtar i rithemelimit, grupi i Gazmende bardhit është i bashkuar me ju?
Murrizi: Për mua jo. Unë nuk besoj në bashkim fallco. Opozitë me gogle maps mund t’jua shesin vetëm atyre që janë sylesh. Brenda oborrit apo brenda sallës së kuvendit të bëjnë opozitën pastaj 5 metër më tej nuk kapërcejnë gardhin për tu mbledh te selia ku e ka rithemelimi, ku mblidhet këshilli kombëtarë, ku janë 19 deputetë, ku është Berisha kryetar Noka sekretarë, Bylykbashki dhe Boçi nënsekretarë.
-Po mirë, ata thonë çdo ditë se jeni bashkë?
Murrizi: Se di kujt ja thonë ose e thonë vetë!
-Po ju ku i shihni ndasitë, sepse aksioni opozitar është i përbashkët?
Murrizi: Nuk i kam parë publikisht të njohin Berishën krytar5ë, nuk i kam parë të vijnë te tubimi para banesës së Berishës. Berisha e njeh Gazin kryetarë, Bardhi se njeh Berishën kryetarë partie. Se mua s'më njeh dhe skam qejf të njihem nga kjo lloj kategorie.
-Ata e kanë deklaruar, të paktën Bardhi që Berishën se njohin.
Murrizi: Atëherë ca bashkimi është ky, rreth kujt? Unë jam aty në atë forum, që kanë votuar 35 mijë anëtarë Berishën kryetarë.
-Po mirë pse duhet të jetë Berisha patjetër kryetarë?
Murrizi: Ke Bardhi s’shkoj dot, Bardhi është kryetari 17 majit. Kam dy kalamaj në shpi mashallah dhe nuk kanë t'bëjnë me mua fare Bardhi dhe Bardha, Gazi dhe Gazat, mund të krijojnë partitë e tyre. Nëse Berisha do të shkojë me ta, rrugë e mbarë i qoftë dhe atij.
-Ç’ lidhje ka kjo?
Murrizi: Ka shumë lidhje, e majta me të djathtën nuk mund të shkojnë, poligamia është vesi më i pistë i shoqërisë njerëzore. I përkas qendrës së djathë ku kam të shenjt familjen, besoj në zot respektoj pronën dhe e dua këtë vend. Ata që s'njohin familjen, s’kanë lidhje me Mylsym Murrizin.
Lini një Përgjigje