TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2026, 15:36

Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë nën patronazhin e SHBA, trajnohen nga FBI

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë nën patronazhin e SHBA,
Gjyqtarët dhe prokurorët e trajnuar nga FBI

Gjyqtarë, prokurorë dhe hetues shqiptarë morën pjesë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja në Budapest, me fokus shfrytëzimin e fëmijëve në internet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me angazhimin e saj në forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare për luftën kundër krimit kibernetik dhe shfrytëzimit të fëmijëve në internet.

Sipas njoftimit zyrtar, Ambasada ka mbështetur pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të specializuar të udhëhequr nga Byroja Federale e Hetimit (FBI). Trajnimi u zhvillua në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara (ILEA) në Budapest.

Gjatë këtij programi, zyrtarët shqiptarë iu bashkuan ekspertëve nga vende të ndryshme të Europës për të diskutuar mbi përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, mënyrat e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme si dhe zhvillimet më të fundit në fushën e hetimeve kibernetike.

Trajnimi përfshiu njohuri praktike mbi ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera të lidhura me krimin në internet. Sipas Ambasadës së SHBA, këto aftësi synojnë të përgatisin më mirë strukturat e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht personat që përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët.

“Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt”, thuhet në reagimin e Ambasadës, duke theksuar se kërcënimet kibernetike dhe shfrytëzimi online i fëmijëve përbëjnë një shqetësim gjithnjë e më të madh në nivel global.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Angazhimi amerikan është i lavdërushëm. Të trajnuarët e kanë pjesë të punës investigative çdo tentativë për trafikim . Por ajo që presin qytetarët shqiptar është, se ku kanë përfunduar fëmijët e trafikuar, fëmijët e birësuar dhe fëmijët e rrëmbyer. Dhe se kush është roli i Noter /e/ dhe roli i Ministrave të Brëndshëm dhe të Drejtësisë lidhur me këtë problematikë kriminale. Të trajnuarët të fillojnë me hetim pasuror dhe të vazhdojnë edhe me reagimet e qytetarëve dhe gazetarëve lidhur me fenomenin. Të gjitha rrugët të çojnë te"ushtari i panjohur".

    Lini një Përgjigje