TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2026, 13:52

Korrupsioni në zgjedhje, Apeli i GJKKO dënon me 1 vit burg kryebashkiakun e Ramës; pritet arrestimi

Shkruar nga Pamfleti

Korrupsioni në zgjedhje, Apeli i GJKKO dënon me 1 vit burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. Pas këtij vendimi, pritet që Memolla të arrestohet për të kryer dënimin.

Memolla u dënua me 1 vit heqje lirie nga shkalla e parë e GJKKO-së, ndërsa ai apeloi vendimin.

Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Prokurori Edvin Kondili gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore u shpreh se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.

Përveç dënimit me 1 vit burg, GJKKO vendosi si dënim plotësues që për 5 vitet e ardhshme Memolla nuk mundet të mbajë asnjë funksion publik.

memolla spak gjkko

Lini një Përgjigje