TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë Ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Në Tiranë, dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kalon për gjykim një vit pas arrestimit të tij.

GJKKO vendosi që dosja në ngarkim të Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë, të kalojë për gjykim. Avokatët e çështjes kanë denoncuar shkelje të rënda të procesit gjatë seancave paraprake dhe kanë bojkotuar vendimin.

Nga ana tjetër, apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, pas një audio-përgjimi ku ai dyshohet se ndikoi tek një punonjës i OSHEE për të siguruar vota në zgjedhjet lokale të vitit 2022.

Përveç burgut, Memolla nuk mund të mbajë funksion publik për 5 vitet e ardhshme.

Në Hagë, Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-krerët e UÇK-së.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, kërkohet të dënohen me nga 45 vite burg, për një total 180 vite për veprimet e tyre individuale. Aktakuza u ngarkon për rreth 100 vrasje dhe trajtime mizore në 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.

Avokati Kujtim Cakrani u dhunua në Vlorë, dhe dyshohet se ka qenë Skerdilajd Xhindi ai që e goditi me dorezë hekuri.

Një biznesmen italian, Massimo Ferro, ndërroi jetë në Tiranë pas një operacioni për zvogëlim stomaku, ndërsa gruaja u njoftua disa orë pas vdekjes; prokuroria ka hapur dosje për të sqaruar rrethanat, ndërsa mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë.

Familja Kola, që humbi katër anëtarë në Itali nga helmimi me monoksid karboni, ka mbledhur mbi 75 mijë euro për të sjellë trupat në Shqipëri.

Në Tiranë, 37-vjeçari Hasan Loku u arrestua, pasi kërcënoi një 26-vjeçare me publikimin e foto-ve intime, duke kërkuar 100 mijë euro.

Ndërkohë, një operacion policor në Korçë arrestoi 43-vjeçarin dhe procedoi 2 të tjerë për baste dhe lojëra fati, ndërsa në Kamzë u kapën dy të rinj, 21 dhe 18 vjeç, që vodhën para në biznese.

Në Bypass-in e Vlorës, dy makina u përplasën, duke lënë babë e bijë në gjendje të rëndë; ndërsa në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje këmbësorin.

Në Itali, një grup grabitësish sulmoi dy automjete blinduara me para dhe hapën zjarr ndaj karabinierëve, por grabitja dështoi dhe dy persona u arrestuan.

Juan Pablo Guanipa, figura kryesore e opozitës venezueliane, u rrëmbye sapo doli nga burgu, dhe partia e tij kërkon përgjegjësi nga autoritetet.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje