Duke folur mbi protestën e opozitës, analisti Frrok Çupi e cilësoi Sali Berishën si përgjegjës për drejtimin e asaj që ai e quajti kryengritje të armatosur.
Sipas tij, drejtësia duhet të kishte ndërhyrë ndaj kreut të PD-së. Ai deklaroi se Berisha duhej të ishte ndaluar dhe se masat ndaj protestuesve nuk duhet të kufizoheshin vetëm me detyrim paraqitjeje.
Çupi argumentoi se zhvillimet lidhen me hetimet për çështje të mëparshme, përfshirë dosjen e “21 janarit” dhe atë të “Gërdecit”.
“Udhëheqësi i kryengritjes së armatosur, duhet të ishte i ndaluar, duhet të ishte në pranga. Raporti i njerëzve të grupit të zjarrit, që lirohen nga qelitë. Në këtë rast, gjykata dhe prokuroria nuk mund t’i çonin në burg që të gjithë, por nuk mund të lihen në masën e detyrimit të paraqitjes në prokurori, Duhet të kishte patjetër një masë të arrestit shtëpiak, në mënyrë që të provojë se ka dënime.
Berisha po nxiton për të shkuar diku, ose për të shkuar në burg, ose për të ikur nga burgu. Po tenton me çdo kusht dhe nuk përmbahet më dhe po thotë se me kryengritje të armatosur po rrëzojë sistemin.
Ai po nxiton, sepse është shumë afër për 21 janarin, për 21 janarin ai do arrestohet dhe burgoset përjetë. Është shumë afër Gërdeci, ku janë flijuar njerëzit. Ai nxiton për të kryer punët e veta, si e si që të mbete një lloj “viktime”. Ai kërkon të arrestohet”, tha ai.
Ai tha se Berisha përballet me rrezik arrestimi dhe dënimi të përjetshëm për ngjarjen e 21 janarit, si dhe me pasoja ligjore për Gërdecin.
Analisti shtoi se retorika për sulme ndaj selive të Partisë Socialiste në rrethe përbën përshkallëzim dhe se situata mund të sjellë reagime të reja nga ndërkombëtarët. Ai nuk përjashtoi mundësinë e masave të tjera ndëshkuese ndaj Berishës, përtej vendimeve të mëparshme.
Lini një Përgjigje