TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 18:00

Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:

SPAK jep pretencën për Ballukun

Pas 4 orësh mbledhje me dyer të mbyllura, prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të reja dhe kërkojnë heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. Partia Socialiste konsideron masat aktuale të mjaftueshme, ndërsa PD kërkon arrestimin dhe heqjen e imunitetit.

Kushtetuesja rrëzon Ramën për komisionet

Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë skemën e PS për shtimin e numrit të komisioneve parlamentare, duke i dhënë Kuvendit 30 ditë kohë për t’i rikthyer ato në gjendjen e mëparshme. PS ka reaguar duke paralajmëruar se do të diskutojë veprimet e ardhshme.

Izolimi i Juglindjes dhe reagimi i Berishës

Për shkak të rrëshqitjes masive në aksin Librazhd–Prrenjas, Juglindja mbeti e izoluar. Kryeministri Rama vizitoi Korçën me helikopter, ndërsa Sali Berisha e konsideroi këtë si pasojë të “vjedhjes dhe korrupsionit” nga qeveria.

Gjykata rrëzon Anila Bishën për “Diellën”

Gjyqtari i Gjykatës Administrative rrëzoi kërkesën e aktores për pezullimin e avatarit qeveritar “Diella” dhe 1 milion euro dëmshpërblim, duke vendosur që procesi të vijojë në themel.

Protesta e 28 Shkurtit

Sali Berisha paralajmëron një protestë “pa precedent” dhe ka urdhëruar degët e PD-së të vëzhgojnë selitë e PS-së në qarqe e rrethe, duke e vendosur kryeministrin Rama në fokus.

Ambasadori i BE-së takohet me Baba Mondin

Silvio Gonzato vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një vlerë kyçe për rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Gjykata liron protestuesit e 20 shkurtit

Të gjithë protestuesit e arrestuar janë liruar; 17 morën detyrim paraqitjeje, përfshirë tre të mitur, ndërsa një person u lirua për arsye shëndetësore.

Operacioni “Rondò” në Itali

Autoritetet italiane çmontuan një rrjet të gjerë trafiku droge, duke ekzekutuar 20 urdhra ndalimi. Dy shtetas shqiptarë dyshohen si drejtuesit e grupit, i cili furnizonte tregun me kokainë dhe heroinë.

Presidenti i Kosovës / Konsultimet

Kryeministri Albin Kurti po zhvillon takime me partitë parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të vendit, me afat përfundimtar më 5 mars.

Arrestohet ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi

Grubi u kap në pikën kufitare Bllacë me akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

BE dhe Hungaria

Hungaria ka bllokuar paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga diplomatët e vendeve baltike, Polonia dhe Gjermania.

SHBA dhe tarifat tregtare

Bashkimi Europian kundërshton rritjen e tarifave nga SHBA, duke paralajmëruar ndikim negativ në besimin e tregjeve globale.

Eksod i ligjvënësve në SHBA

68 ligjvënës republikanë dhe demokratë nuk do të kandidojnë për rizgjedhje, një fenomen i paprecedent në historinë e Kongresit amerikan.

 

Lini një Përgjigje