TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 14:23

“Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg”, SPAK bën pretencën në Kuvend për zv.Kryeministren e pezulluar

Shkruar nga Pamfleti
“Belinda Balluku rrezikon 35 vite burg”, SPAK bën
Prokurorët e SPAK

Kjo është hera e parë që në rastet e trajtuara në Kuvend dhe që kanë të bëjnë me kërkesat për autorizimin e arrestimit të ligjvënësve, Prokurorët bëjnë edhe pretencën, pa nisur procesi i gjykimit...

Pas më shumë se 4 orësh mbledhje me dyer të mbyllura, tre prokurorët e SPAK dhe dy mbrojtësit ligjorë të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, e pezulluar nga detyra, u larguan nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, i cili pritet të marrë një vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për një autorizim nga Kuvendi, sa i takon një mesa të re sigurie për Belinda Ballukun.

Prokurorët e SPAK kanë insistuar që Kuvendi t’i japë autorizimin SPAK, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, duke e cilësuar atë të pambështetur në fakte dhe prova. Sipas avokatëve, SPAK duhet të provojë që Balluku do të largohet nga vendi, përpara se të kërkojë vendosjen e një tjetër mase sigurie.

Gjatë debatit me dyer të mbyllura, prokurorët e SPAK e kanë cilësuar pozitën e Belinda Ballukut sit ë rënduar. Nga raportimet mësohet se SPAK ka deklaruar se kur është kërkuar pezullimi, zv.Kryeministrja e pezulluar rrezikonte deri në 10 vite burg, ndërsa tani rrezikon deri në 35 vite burg.

“Në situatën kur i kërkuar masa e parë ndaj  znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.

Të njëjtën vepër e ka kryer 9 herë. Secila vepër dënohet me 4 vite. Me bashkim dënimesh ky është marzhi i veprës”, deklaruan Prokurorët e SPAK.

Kjo është hera e parë që në rastet e trajtuara në Kuvend dhe që kanë të bëjnë me kërkesat për autorizimin e arrestimit të ligjvënësve, Prokurorët bëjnë edhe pretencën, pa nisur procesi i gjykimit. Në asnjë nga rastet e paraqitura në Kuvend në vitet e fundit, Prokurorët nuk kanë kryer përllogaritje të tilla, si kjo që sot u deklarua nga SPAK-u i drejtuar nga Klodian Braho. 

Më herët Prokurorët e SPAK kanë pretenduar se Belinda Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Referuar raportimeve, gjatë seancës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, Prokurorët kanë pretenduar se kjo është e vërtetuar me transkripte të bisedave.

Sipas SPAK, Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria.

“Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e Ballukut, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji”, raportohet të kenë deklaruar Prokurorët e SPAK.

Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, por edhe kontrollit të banesës.

Nuk dihet nëse Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të dalë me një qëndrim, por në secilin nga rastet, do i përkasë seancës plenare për të vendosur nëse imuniteti i Belinda Ballukut duhet hequr ose jo.

SPAK i ka komunikuar Ballukut akuzat për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe.

SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK.

balluku spak kuvend

6 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Në qoftë se prokuroria të akuzon duhet të paraqitesh , kushdo të jetë, që mos u ngopshin , plehrat , në burg të venë se e kanë lënë këtë popull më të varfrin në Europë

    1. E
      Eni

      Problemi eshte qe nuk i ka vjedhur vete. Ka pasur dike tjeter mbi koke prandaj e mbajnw me mish e me thonj se ju vjen rradha.

    2. K
      Krsti

      Kjo ka bere kerdine dhe nuk lejohet te shkoje pas hekurave Nese perfundon pas hekurave do kete shume te tjere qe do ta shoqerojne pas Nese nuk nderhyne nderkombetaret qe nuk besoj qe ka shanse te mos e bejne Drejtesia ka marre fund kur kjo eshte kaq e paster pse nuk e dorezon vete imunitetin ?? Ky eshte standarti i deejtesise ne Shqiperi ku. Hajduti mbrohet me ligj Spak thote Ujku keta akoma kerkojne gjurmet

      1. P
        Populli

        Arsyeja se ..'Pse' ..Rame Kryhajduti nuk pranon kerkesat e SPAK-ut per arrestimin e Ballukut ..eshte se ..eshte Ortaku nr1 ne kto Korrupsione ,,Vjedhje ! Kto Vjedhje ..jane Fakte te tjera ..te degradimit ..moral dhe mendor te Votuesve te ktyre hajdutve ! Ne Cdo vend me popull me mendje dhe moral minimal ..kta hajdute ..nuk do merrnin ..As 1% te votave !

        Lini një Përgjigje