TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 12:43

Rrëshqitja e tokës dëmtoi bypassin në Librazhd-Pogradec, reagon ARRSH: Terreni i paqëndrueshëm, nuk ndërhyjmë dot

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitja e tokës dëmtoi bypassin në Librazhd-Pogradec,
Rrëshqitja e tokës dëmtoi bypassin në Librazhd-Pogradec

Qarkullimi në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec, do të vijojë të mbetet i bllokuar pas një rrëshqitjeje masive toke që e ka bërë rrugën të pakalueshme.

Segmenti pritej të hapej mesditën e sotme, por situata në terren ka detyruar autoritetet të ndalojnë plotësisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Specialistët në terren po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të lëvizjes së mjeteve të vogla dhe atyre të emergjencës në një rrugë alternative përreth zonës.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin akset alternative të rekomanduara dhe të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

"Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.
Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.
Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.
Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.
ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.", thuhet në njoftim.

 

reagon arrsh

Lini një Përgjigje