Prej më shumë se 90 minutash po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ku po diskutohet kërkesa e SPAK lidhur me heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, zv.Kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, e cila është pezulluar nga detyra.
Në mbledhjen që nisi mes debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me mënyrën se si duhej të zhviillohej, e hapur apo e mbyllur për publikun, mbrojtësit ligjorë të Belinda Ballukut po paraqesin argumentet e tyre sepse kërkesa e SPAK nuk duhet pranuar.
Nga raportimet mësohet se Ardian Kaliaj, avokati i Ballukut ka kërkuar nga SPAK që të paraqesë faktet dhe provat sepse po kërkojnë imunitetin e zv.Kryeministres së pezulluar.
“Kuvendi të rrëzojë kërkesën e SPAK. Prokuroria nuk ka prova dhe fakte ku të bazojë kërkesën për autorizim nga Kuvendi për ndryshimin e masës së sigurisë. Belinda Balluku ka respektuar masën e pezullimit”, tha avokati.
Në vijim ai shprehet se “Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”.
Lini një Përgjigje