Ka nisur me debate Këshilli i Imunitetit i cili është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja është tensionuar pasi demokratët kanë kërkuar që të mbahet me dyer të hapura, gjë që nuk është pranuar nga socialistët.
“Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje”, ka thënë kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla i është përgjigjur Bardhit duke i thënë se habitet si PD është kundër kërkesës së Prokurorit që mbledhja të mbahet me dyer të mbyllura.
“Kërkesa është e qartë, prokurori e do me dyer të mbyllura. Jeni qesharakë, thoni duam pikën 1 dhe nuk duam pikën 2 të të njëjtës kërkesë nga prokurori. Mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, është shprehur Balla.
Lini një Përgjigje