TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 10:53

Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e Ballukut, Bardhi: Mbledhja të jetë me dyer të hapura

Shkruar nga Pamfleti
Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e  Ballukut, Bardhi:
Gazment Bardhi

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Por opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.

Përfaqësuesi i PD në mbledhje, Gazment Bardhi tha se mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor. 

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po shqyrton kërkesën e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut. 

Kjo e fundit është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.

Në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i SPAK, Klodian Braho, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli.

Balluku nuk do të jetë e pranishme në mbledhje, ndërsa ka dërguar dy avokatët e saj, Pamela Qirko (e motra) dhe Ardian Kalia.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka pasur kundërshti për zvarritjen rreth 2 muaj të çështjes, duke kërkuar po ashtu që mbledhja e sotme të jetë transparente për publikun. Mirëpo, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh.

Edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar më parë se nuk kishte urgjencë për trajtimin e kërkesës, duke argumentuar se Balluku mund të hetohej lehtësisht ndërsa është e pezulluar, duket se kjo qasje ka ndryshuar.

 

këshilli i mandateve vendos sot për fatin e ballukut bardhi

Lini një Përgjigje