TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2026, 20:00

Pas vizitës, presidenti Begaj falenderon Mbretin Abdullah II: Miqësi e qëndrueshme mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti

Pas vizitës, presidenti Begaj falenderon Mbretin Abdullah II: Miqësi e

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për Mbretin Abdullah II të Jordanisë për mikpritjen gjatë vizitës zyrtare, duke e cilësuar atë si dëshmi të marrëdhënieve të forta mes dy vendeve.

Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta që lidhen me paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Faleminderit, Madhëria Juaj, King Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, një shenjë e vërtetë e miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të fortë midis Shqipërisë dhe Jordanisë. Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta të paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës fetare”, shkruan presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shkoi në Jordani për një vizitë shtetërore me ftesë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II.

Vizita dyditore, me një agjendë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, synon të ngrejë në një nivel tjetër marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita e Begajt në Amman pason atë të Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë.

Takimet dhe vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, deri më tani, kanë dëshmuar vullnet për forcimin e partneritetit dhe avancimin e agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, ndaj dhe kjo vizitë e Kreut të Shtetit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë synon një hap të mëtejshëm pozitiv drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me zgjerimin e tij në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Lini një Përgjigje