TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2026, 14:48

Dëmtimi i urës në aksin Librazhd-Pogradec, Salianji: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shkruar nga Pamfleti
Dëmtimi i urës në aksin Librazhd-Pogradec, Salianji: Pasojë
Ish-deputeti Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji inspektoi zonën e Dragostunjës pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan, Korçë dhe reagoi për bllokimin e qarkullimit që ka izoluar juglindjen prej dy ditësh.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Salianji deklaroi se dëmtimi i urës nuk erdhi nga faktorë natyrorë, por nga ndërhyrjet në shtratin e lumit për interesa private. Ai argumentoi se këto veprime kanë cenuar bazamentin e strukturës dhe kanë përshpejtuar degradimin e saj.

Sipas tij, situata përbën pasojë të drejtpërdrejtë të korrupsionit dhe mënyrës së menaxhimit të infrastrukturës. Salianji theksoi se dëmtimi i akseve kombëtare përbën provë të dështimit institucional dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve.

"Korrupsioni dhe babëzia e kanë kthyer në torturë lëvizjen e qytetarëve në të gjitha akset Elbasan–Korçë. Sot isha në Dragostunjë. Aty ku grykësia për të fituar pa fund ka bërë që të “kafshohet” shtrati i lumit, duke minuar themelet, duke thërrmuar betonin mbajtës dhe duke çuar drejt shkatërrimit një urë jetike për zonën.

Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Është pasojë direkte e një modeli qeverisjeje ku lejohet shkatërrimi i lumenjve për përfitime private, ndërsa qytetarët mbeten pa siguri, pa infrastrukturë dhe pa përgjegjës. Çdo metër i dëmtuar është provë e korrupsionit.
Çdo urë e rrezikuar është dëshmi e dështimit. Shqipëria nuk ka nevojë për propagandë. Ka nevojë për përgjegjësi. Shqiptarët kanë nevoje për siguri!", shkruan Salianji.

salianji demtimi i uress librazhd

Lini një Përgjigje