Shqipëria Bëhet do të organizojë protestën e rradhës kundër Qeverisë Rama në 1 mars, e pesta kjo në një seri protestash që Adriatik Lapaj dhe mbështetës të tij kanë organizuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta e Lapajt mbahet një ditë pas asaj të thirrur nga Partia Demokratike, e cila më 28 shkurt zhvillon protestën e 4-rt në pothuajse 1 muaj.
Lapaj e ka bërë të ditur protestën e “Shqipëria Bëhet” gjatë një takimi me shqiptarët në Piacenza ( Itali) nga ku kërkoi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në emigracion.
“Mos votoni për incerci, mos votoni për tifozllëk, votoni djem e vajza të reja, votoni lëvizjen tonë, janë djem dhe vajza të ndershëm. Ne në datën 1 mars kemi protestën e pesë pa ndalim.
Ne nuk i marrim njerëzit me bileta e tua paguajmë. E para nuk e besojmë atë metodikë dhe e dyta nuk kemi para. Çfarë shikoni aty vijnë vetë sepse e ndjejnë me zemër. Betejës mes shkëmbit dhe dallgës e fiton dallga sepse është e vendosur.
Ju e ndjeni mirë se kush e ka seriozisht këtë betejë. Ne vërtet jemi të vegjël unë e pranoj, por jemi forca e 3 politike në vend në vetëm tetë muaj dhe kemi gjithë energjinë, gjithë forcën gjithë përkushtimin për t’u kthyer në forcën e parë politike si Albini e bëri në Kosovë apo Tsipras në Greqi”, tha Lapaj.
Lini një Përgjigje