TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2026, 17:59

Protestat e opozitës, Vokshi: Rruga e vetme për t'i dhënë fund korrupsionit të Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Protestat e opozitës, Vokshi: Rruga e vetme për t'i

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur lidhur me protestat e organizuara të PD, dhe atë të radhës në 28 shkurt. 

Ajo deklaroi se kjo është “e vetmja rrugë” për t’i dhënë fund krimit elektoral dhe korrupsionit në nivele të larta.

Vokshi tha se protesta përbën një angazhim të përmbushur ndaj qytetarëve, të shpallur më herët nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Sipas saj, zgjedhjet e 11 majit ishin “të manipuluara, të devijuara dhe të dhunuara” dhe nuk pasqyrojnë vullnetin real të qytetarëve.

“Demokracia del nga zgjedhjet. Nëse nuk i lejon qytetarët të votojnë lirshëm dhe ndershëm, atëherë nuk ka demokraci", u shpreh Vokshi. Ajo shtoi se, sipas opozitës, që prej vitit 2013 kryeministri Edi Rama nuk ka organizuar asnjë proces zgjedhor të lirë.

Deputetja demokrate theksoi se Partia Demokratike ka hetuar dhe raportuar parregullsitë e pretenduara, duke informuar edhe faktorin ndërkombëtar për situatën.

Një tjetër element që, sipas saj, ka shtuar mobilizimin opozitar janë zhvillimet e fundit që lidhen me zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Vokshi deklaroi se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj, duke pretenduar përfshirje në ndërhyrje në tendera dhe abuzime me vlerë deri në 1.1 miliardë euro, duke përmendur mes tyre tenderin për tunelin e Llogarasë.

Opozita pretendon se kryeministri Rama qëndron pas aferave korruptive dhe se po tenton të ndikojë në proceset e drejtësisë përmes një amendamenti që, sipas saj, synon t’i sigurojë “super imunitet”.

Ajo thekson se kërkesa për qeveri teknike mbetet kusht i panegociueshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe rivendosjen e legjitimitetit institucional në vend.

"Zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara, të devijuara, të dhunuara. Dhe për disa muaj Partia Demokratike, bëri atë që premtoi.T'i tregonte jo vetëm kombëtarëve, por dhe ndërkombëtarëve, atë çka ndodhi para 11 majit dhe pas 11 majit. Unë besoj që këtë detyrë dhe këtë premtim ndaj qytetarëve, transparencën për atë sa kemi mundur, për atë çka ka ndodhur para dhe gjatë zgjedhjeve të 11 majit, ne tashmë e kemi mbajtur.

Dhe sigurisht, kush ka qenë objektivi kryesor dhe kush mbetet objektivi kryesor strategjik i Partisë Demokratike? Për aq kohë sa që në 2013-ën deri më sot, Edi Rama nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe objektivi i parë i çdo proteste të organizuar nga Partia Demokratike është të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët. Pse? Sepse demokracia del nga zgjedhjet. Demokracia është votë. Nëse nuk i lejon qytetarët e tu që të votojnë lirshëm, të votojnë ndershëm, atëherë nuk ka demokraci në Shqipëri. Dhe këtë ja kemi dalë që t'ia dëshmojmë, t'ia tregojmë edhe faktorit ndërkombëtar. Tashmë, unë besoj që, në mos 100%, po 90 ose mbi 90% e faktorit ndërkombëtar, tashmë e ka të qartë Po. se kush është Edi Rama dhe se si i ka manipuluar zgjedhjet Edi Rama", u shpreh Vokshi për "Syri.tv".

Lini një Përgjigje