TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2026, 20:44

"Mashtrues dhe hajdutë!", Berisha: Shembja e rrugës, pasojë e vjedhjes dhe korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

"Mashtrues dhe hajdutë!", Berisha: Shembja e rrugës,

Kreu i Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me shembjen e segmentit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke hedhur poshtë pretendimet se shkak i dëmtimit ishte moti.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha deklaron se arsyeja reale e shembjes së rrugës lidhet me “vjedhjen dhe korrupsionin”, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe përpjekje për të justifikuar situatën me faktorë natyrorë.

Në reagimin e tij, ai ka shpërndarë edhe një video të gazetarit Osman Stafa, për të cilën shprehet se “tregon qartë fytyrën e vërtetë” të situatës.

Berisha tha gjithashu se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gënjeu kur deklaroi se shembja e urës ka ndodhur për shkak të amortizimit ndër vite dhe faktorëve natyrorë. Ai akuzon drejtpërdrejt qeverinë teksa shprehet se janë "mashtrues dhe hajdutë". 

“Edhe njëherë, shkaku i vërtetë i shembjes së rrugës Librazhd–Prrenjas nuk është moti, por vjedhja dhe korrupsioni. Ndiqeni këtë video, në të cilën gazetari i njohur Osman Stafa ia plas në fytyrë dhe e hedh në lumë propagandën mashtruese të Taulant Bego Jaris, Taos, i cili gënjeu duke deklaruar se shembja e urës ka ndodhur për shkak se ajo është ndërtuar para 30 vjetësh (me pak fjalë, në kohën e Saliut) dhe për shkaqe “natyrore” është degraduar drejt shembjes! Mashtrues dhe hajdutë!”, shkruan Berisha.

Lini një Përgjigje