TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 12:30

“Rama ik”, Gjykata liron protestuesit e arrestuar në 20 shkurt (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Rama ik”, Gjykata liron protestuesit e arrestuar në 20 shkurt
Protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka liruar të gjithë protestuesit që u arrestuan nga policia në protestën e 20 shkurtit nën dyshimin se kishin hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit.

Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për 17 protestues, mes tyre edhe 3 të mitur, ndërkohë që një tjetër është liruar pa masë sigurie për shkak se ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës u paraqitën 18 protestues të arrestuar, kryesisht në zonën pranë Kuvendit, atje ku ndodhën edhe përplasjet dhe incidentet më të shumta mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Kjo e fundit akuzoi Policinë se ka përdorur dhunë ndaj demonstruesve në shkallë jo-proporcionale, ndërsa i sulmoi me gaz lotsjellës dhe topa uji, ndërsa disa të tjerë pretendohet se janë dhunuar me shkopinj gome nga policë me dhe pa uniformë.

Ndërkohë nga një video e postuar në rrjetet sociale, duket se protestuesit janë entuziastë, teksa brohorasin "Rama ik' edhe nga kafazi i gjykatës.

 

gjykata protestes lirimi

Lini një Përgjigje