Pas shembjes së rrugës, tani disa fshatra në Librazhd kanë mbetur pa energji elektrike.
Shkak është bërë shtylla e tensionit të lartë që do të çmontohet nga OST, pas shembjeve të dherave në Dragostunjë.
Energjia elektrike do të mungojë deri në orën 17:00. Pa energji kanë mbetur fshatrat, Ferrë, Frarë dhe Hotolisht, Gurëkuqe.
Sipas OST-së, do të demontohet shtylla si dhe linja 110KV do të tokësohet.
“Ju njoftojmë se, në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr.15, në linjën 110kV L110-16/3a Librazhd – HEC Egnatia, në datën 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë. Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej që të hapej ditën e sotme, por ka dështuar.
ARRSH, me anë të një njoftimi sot në datë 23 shkurt, lajmëron se ky segment rrugor ka pësuar defekte dhe fundosje.
“Segmenti rrugor në zonën e Arrës së Gurrës në Librazhd pritej të hapej sot, mirëpo ka pësuar dëmtime dhe fundosje. Për këtë arsye, nuk mund të hapet gjatë ditës së sotme. Aktualisht segmenti është i pakalueshëm. Rruga dytësore ka pësuar rrëshqitje, duke dëmtuar edhe rrugën provizore, të ndërtuar më herët”, sqaron ARRSH.
Lini një Përgjigje