TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 13:13

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, SPAK: Ka prova të reja për Ballukun

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Këshillit të Mandateve, SPAK: Ka prova të reja
Kreu i SPAK në Këshillin e Mandateve, Klodian Braho

Po vijon prej orës 10:30 mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion për heqjen e imunitetit si deputete të Belinda Ballukut. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa SPAK kërkon arrestimin.

Në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i SPAK, Klodian Braho, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli.

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe Prokuroria e Posaçme konfirmuan se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun.

Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit, transkripte të bisedave.

Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik.

Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji.

Balluku nuk është pranishme në mbledhje, ndërsa ka dërguar dy avokatët e saj, Pamela Qirko (e motra) dhe Ardian Kalia.

Ashtu siç pritej, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka pasur kundërshti për zvarritjen e çështjes, duke kërkuar po ashtu që mbledhja e sotme të jetë transparente për publikun.

 

mbledhja e këshillit të mandateve spak: ka prova të reja për ballukun

1 Komente

  1. n
    nje ish gjyqtar

    Aty te pafsha bashke me motren Pamela Balluku. Beje si cube kur ishe ne KPK. Prit prit sa do heqesh ti moj hajdute, e poshter bashke me motren tende. Sa mire karma po bie mbi ju se beje arroganten me gjyqtaret dhe prokuroret duke deklaruar ne beme reformen ne drejtesi, ja tani kokes juve po ju bie, fis hajdutesh. Sa haqe keni ju per te lare, por kam qejf te te arrestojne dhe ty se ju pive gjakun gjyqtareve dhe prokuroreve per ti kaluar ne veting. Zoti eshte i madh!

    Lini një Përgjigje