Këshilli i Imunitetit ka nisur prej orës 10:00 mbledhjen me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK pasi çështja përbën sekret hetimor.
Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj.
Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?
Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.
Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?
Prokuroria: Jo.
Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.
Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.
Në Kryesinë e Kuvendit ndodhet kreu i SPAK, Klodian Braho, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi e Dorina Bejko, si dhe të gjithë anëtarët e këtij këshilli.
Balluku nuk është pranishme në mbledhje, ndërsa ka dërguar dy avokatët e saj, Pamela Qirko (e motra) dhe Ardian Kalia.
Lini një Përgjigje