TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2026, 13:57

Ambasadori i BE-së takohet me Baba Mondin, Gonzato: Harmonia fetare e Shqipërisë vlerë për Evropën

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori i BE-së takohet me Baba Mondin, Gonzato: Harmonia fetare e
Baba Mondi dhe Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi këtë të hënë një takim me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondo, ku në qendër të bisedës ishte toleranca fetare në vend.

Gjatë takimit, Gonzato vlerësoi bashkëjetesën paqësore mes komuniteteve fetare në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit për forcimin e tolerancës, solidaritetit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftës kundër diskriminimit.

Sipas ambasadorit, këto elementë përbëjnë një kontribut të rëndësishëm edhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

"Shqipëria shquhet për bashkëjetesën paqësore ndërmjet besimeve fetare, një vlerë thelbësore edhe për Bashkimin Evropian. Diskutova me Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në cilësinë e tij si Kreu i Urdhrit Bektashi dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për të forcuar tolerancën, solidaritetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, duke kontribuar njëkohësisht në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

 

silvio gonzato baba mondi

Lini një Përgjigje