Prej më shumë se katër orësh, Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për dhënien e lejes për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Burime pranë kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thanë për mediat se në përgjigje të pyetjeve të deputetëve demokratë, Prokuroria “informojë se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit, transkripte të bisedave”.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes, burime pwr Top Channe thanw se prokurori i SPAK, Dritan Prençi, e ka përgënjeshtruar përmbajtjen e shpërndarë në media.
Sipas të njëjtave burime, ai ka sqaruar se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë.
Lini një Përgjigje