Gazetari Denis Dyrnjaja tha se pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhjet vendore është një arsye se pse shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi.
Sipas tij këto zgjedhje tregojnë se shqiptarët nuk e shikojnë si alternativë më të mirë opozitën.
“Ky është një lajm për Kamzën, por një lajm i keq është se tashmë është zyrtare nga KQZ-ja që pjesëmarrja është 34.47%. Kjo pjesëmarrje është gati një e treta e madje edhe më pak e votuesve. Në një kuptim kjo është një shuplakë elektorale, për klasën politike shqiptare, se edhe sikurse 200 veta të votonin do quhej se ka një fitues.
Fitorja në Kamzë është arsyeja se pse shqiptarët ikin, sepse këta njerëz që janë në rrugë që janë fituesit, janë aty sepse janë të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me interesa pushteti, apo janë simpatizantë të socialistëve. Kuptohet qartë se pse ikin shqiptarët, sepse nuk kanë asnjë alternative. Ndaj bie dhe kauza e opozitës se shqiptarët po ikin prej Edi Ramës. Jo, shqiptarët janë këta që votojnë PS dhe ata që ikin se s’besojnë te opozita”,-tha Dyrnjaja në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje