TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 07:31

“Berisha jep mandate për aleatë në burg”, Frrok Çupi: PD ndotje e skenës politike, nuk duhet të ekzistojë më

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha jep mandate për aleatë në burg”, Frrok

Analisti Frrok Çupi thotë se PD nuk duhet të ekzistojë më pasi është kthyer, siç e cilësoi ai, një “ndotje e skenës politike”.

I ftuar në “Ora e fundit” me gazetarin Emilian Islami, analisti theksoi se nëse PD do të ishte një parti me struktura dhe parime nuk do të lejohej që Berisha të bënte gjithçka si dëshiron.

Duke u ndalur te koalicioni, Çupi tha se “dhurimi” i tetë mandateve të sigurta për aleatët është një shkelje, sidomos për parti si ajo e Ilir Metës, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh.

“Tani jeton me iluzionin se ka një tren me vete, që po ti afrohesh ta gjykosh, e kupton që është pa vlerë. Në anën tjetër, ai ka zgjedhur këtë rrugë, sepse nuk ka mundësi tjetër. Askush me vlerë nuk i shkon pas. E dyta, ai ka idenë se është i madh dhe i shkojnë pas shumë njerëz. Vlera politike e asaj që bën Berisha me këtë koalicion, është se ky menjanon normën, parimin, strukturën e PD. Domethënë nëse do të ishte një parti që organizohet me struktura dhe parime, nuk do ta lejonin të bënte gjithçka. Ndërsa duke pasur pas njerëz që janë jashtë PD, i menaxhon dhe mban ligjërata.

Në radhët e deputetëve të sigurt, 8 iu ka dhënë disa partive të tjera aleate. 4 ia ka dhënë Metës. Mendoni se çfarë shkelje është. Berisha e bën këtë gjë për partitë që janë burgjeve, të diskretituara etj. Kjo është gjëja më e rëndë që do të thotë se kush mund të ketë shkresë te PD. Ajo parti nuk duhet të ekzistojë se është ndotje e skenës politike. Kur pranon këtë gjë, çfarë janë gënjeshtrat. Për të gënjeshtrat janë gjëja më e vogël”, u shpreh analisti.

Lini një Përgjigje