
Avokati Indrit Sefa tha se SPAK po vepron korrekt dhe sipas ligjit, në rastin e përgjimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Ai shprehet se ka dyshime nga SPAK për tentativa nga grupet kriminale, që Kushtetuesja të marrë vendimin që bisedat në SKY Ecc të mos njihen si provë.
“SPAK ka vepruar korrekt në raport me ligjin. Nëse SPAK ka informacione nga burime të ndryshme, se ka tentativë të fortë për korrupsion, për të ndryshuar vendimmarrjen kushtetuese, patjetër që do të hetohet.
Ka dyshime se ka tentativë që grupet kriminale të rrëzojnë vendimin që SKY ECC mos të merret si provë. Ndaj, SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë”, tha Sefa për “News 24”.
Lini një Përgjigje