TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2025, 18:46

A u shkel ligji me përgjimin e Gent Ibrahimit? Arben Meçe: SPAK ka zbatuar procedurat

Shkruar nga Pamfleti

A u shkel ligji me përgjimin e Gent Ibrahimit? Arben Meçe: SPAK ka

Lajmi i publikuar dje ekskluzivisht nga “Pamfleti” se SPAK ka vënë nën hetim dhe ka përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar “tërmet” ditën e sotme.

Analisti Arben Meçe shprehet se me ligjin e ri, SPAK e ka kompetencën që të kryejë përgjimin dhe survejimin e anëtarëve të Kushtetueses. Ai shton se Prokuroria ka të drejtë edhe ta regjistrojë çështjen.

“SPAK është ngritur për të hetuar pikërisht këtë hapësirë, korrupsionin dhe krimin e organizuar. SPAK e ka kompetencën për të përgjuar edhe te Gjykata Kushtetuese. SPAK u drejtohet strukturave përkatëse, sepse sipas shkresës është regjistruar ky procedim penal. Pyetja është si është bërë regjistrimi? Prokuroria ka të drejtë edhe kryesisht ta regjistrojë çështjen. Te Veliaj është prodhuar nga Prokuroria një denoncues. Denoncimet bëhen me kallëzim dhe kryesisht. Në rastin konkret Dumani thotë se nuk ka regjistrim apo denoncim çështjeje. Atëherë çfarë po ndodh në Shqipëri, kjo është pyetja?”, tha Meçe për “Report Tv”.

Më tej ai shton se ky debat kërkon patjetër transparencë nga prokuroria, sepse bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese.

“Ky debat duhet sqaruar, a ka prokurori i SPAK të drejtë apo gazetari që e ka nxjerrë, se mund të ketë edhe palë të treta të përfshira. Bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese. Por fakti që pas kaq ditësh përgjimi ka rënë, do të thotë se indicia ka rënë. Por vepra penale rezulton se është e regjistruar. Por nëse janë shkelur të drejtat e njeriut apo jo, kjo është çështje debati”, u shpreh analisti.

 

  

Lini një Përgjigje