TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2025, 14:33

Përgjimi nga SPAK, Kushtetuesja: Anëtarët e Gjykatës kanë imunitet, s'kemi presione nga jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimi nga SPAK, Kushtetuesja: Anëtarët e Gjykatës

Deklarata e Kushtetueses vjen në një kohë kur në media ka rrjedhur një dokument, sipas të cilës një prej anëtarëve të Kushtetueses, Genti Ibrahimi, për dy javë ishte vendosur në përgjim ambiental. 

Gjykata Kushtetuese ka reaguar me një deklaratë lidhur me përgjimin nga SPAK të një prej anëtarëve të saj, më konkretisht Gent Ibrahimit, ndërsa e konsideron si një debat mediatik të ditëve të fundit.

Kushtetuesja sqaron se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor. Gjithashtu në deklaratë theksohet se Gjykata do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.

“Gjykata është e vetëdijshme për ndikimin që ka veprimtaria dhe forca e autoritetit të saj ndaj aktorëve politikë dhe institucionalë, ndaj medias, palëve në proces, ashtu edhe ndaj opinionit publik. Për këto arsye, Gjykata ndjek rregullat e transparencës në vendimmarrje, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e besimit publik ndaj saj.

Gjykata ka shprehur edhe më parë bindjen se ushtrimi i veprimtarisë në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur, ndaj ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj”, thuhet në reagim.

Deklarata e Kushtetueses vjen në një kohë kur në media ka rrjedhur një dokument, sipas të cilës një prej anëtarëve të Kushtetueses, Genti Ibrahimi, për dy javë ishte vendosur në përgjim ambiental. 

“Pamfleti” ka siguruar një autorizim përgjimi të firmosur nga prokurori Klodjan Braho, i cili autorizon të përgjohet gjyqtari Gent Ibrahimi për 2 javë.

Sipas shkresës, përgjimi ka ardhur lidhur me çështjen në ngarkim të Pëllumb Gjokës, i cili kërkoi rrëzimin e përgjimeve të Sky Ecc. Po ashtu thuhet se në SPAK është regjistruar procedim për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për anëtarët e Kushtetueses.

Edhe pse Kushtetuesja e rrëzoi ankimimin, SPAK ka vënë re se zbardhja e vendimit ka vonuar. Gjatë kësaj kohe, ka pasur indicie se Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë kanë ndikuar te gjyqtarët për mënyrën e argumentit në vendim.

“Gjatë kësaj periudhe, në pritje te shpalljes se vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar të anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për ti favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka, me qëllimin për të kushtëzuar apo relativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni Sky ECC në procesin gjyqësor.

Përgjimi nga SPAK, Kushtetuesja: Anëtarët e Gjykatës

Deklarata e plotë e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese, nisur nga debati mediatik i ditëve të fundit, për vënien nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme të një gjyqtari kushtetues, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij, konsideron me rëndësi që të sqarojë opinionin publik se në ushtrimin e misionit kushtetues për garantimin e epërsisë së Kushtetutës, ajo udhëhiqet nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në ligjin themelor.

Gjykata është e vetëdijshme për ndikimin që ka veprimtaria dhe forca e autoritetit të saj ndaj aktorëve politikë dhe institucionalë, ndaj medias, palëve në proces, ashtu edhe ndaj opinionit publik. Për këto arsye, Gjykata ndjek rregullat e transparencës në vendimmarrje, me qëllim krijimin dhe ruajtjen e besimit publik ndaj saj.

Gjykata ka shprehur edhe më parë bindjen se ushtrimi i veprimtarisë në një klimë besimi nga kushdo i shërben forcimit të autoritetit të saj si organ kushtetues i pavarur, ndaj ka ngritur shqetësimin rreth keqinterpretimeve dhe përpjekjeve për ta përfshirë atë në debate të veshura nën petkun e diskurseve juridike për të paragjykuar vendimmarrje konkrete dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Pa dashur të bëhet pjesë e asnjë diskursi mediatik, Gjykata vlerëson të theksojë se procesi vendimmarrës në ushtrimin e funksionit për dhënien e drejtësisë kushtetuese bazohet në parimet dhe procedurat e parashikuara nga korniza kushtetuese dhe ligjore, duke qenë çdo vendimmarrje rezultat i një procesi diskutimesh të mendimeve dhe qëndrimeve të secilit gjyqtar kushtetues, sipas bindjes së tij të brendshme, për të cilat gëzon imunitet të garantuar nga Kushtetuta në ushtrim të funksionit të tij.

Gjykata, duke pranuar rëndësinë që ka në një shtet të së drejtës ushtrimi i kompetencave të çdo organi publik në respektim të kornizës kushtetuese dhe asaj ligjore, dëshiron të theksojë se ajo, sikundër ka vepruar deri më tani, do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj me korrektësi, integritet dhe e pavarur ndaj çdo ndikimi apo presioni të jashtëm.

 

Lini një Përgjigje