TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 17:35

Dokumenti që rrëzon Dumanin/ SPAK vuri nën hetim anëtarët e Kushtetueses, Gent Ibrahimi u survejua dhe përgjua për 2 javë!

Shkruar nga Pamfleti
Dokumenti që rrëzon Dumanin/ SPAK vuri nën hetim
SPAK përgjon anëtarët e Kushtetueses

Dumani njoftoi Zaçajn se nuk ka gjyqtarë nën hetim, por faktet tregojnë ndryshe. Ja autorizimi për përgjimin e Gent Ibrahimit...

Prokuroria e Posaçme ka vënën në hetim dhe në përgjim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pas dyshimeve për afera me Pëllumb Gjokën.

Pamfleti” ka siguruar një dokument të firmosur nga prokurori Klodjan Braho, i cili i jep fund debatit të ditëve të fundit, por dhe nxjerr blof kreun e SPAK Altin Dumani.

Pas deklaratave në media se SPAK kishte vënë nën hetim anëtarët e Kushtetueses, kryetarja Hotla Zaçaj i është drejtuar me një shkresë organit të akuzës ku ka kërkuar informacion nëse ka hetim apo përgjim ndaj tyre.

Vetë Dumani i ka kthyer përgjigje Zaçajt, ku në vija të trasha shprehet se nuk ka asnjë gjyqtar nën hetim.

Në përgjigje të interesit Tuaj, mund t’ju konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”, thuhet në letër.

Në vijim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke cituar nenet 126 dhe 137 të Kushtetutës, shkruan se “Prokuroria e Posaçme nuk ka kompetencë për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si të gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese”.

Por Dumani nuk është treguar i drejtë te përgjigjja që i ka kthyer kryetares së Kushtetueses, për të mos thënë që e ka mashtruar.

Pamfleti” ka siguruar një autorizim përgjimi të firmosur nga prokurori Klodjan Braho, i cili autorizon të përgjohet gjyqtari Gent Ibrahimi për 2 javë.

Sipas shkresës, përgjimi ka ardhur lidhur me çështjen në ngarkim të Pëllumb Gjokës, i cili kërkoi rrëzimin e përgjimeve të Sky Ecc. Po ashtu thuhet se në SPAK është regjistruar procedim për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për anëtarët e Kushtetueses.

Edhe pse Kushtetuesja e rrëzoi ankimimin, SPAK ka vënë re se zbardhja e vendimit ka vonuar. Gjatë kësaj kohe, ka pasur indicie se Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë kanë ndikuar te gjyqtarët për mënyrën e argumentit në vendim.

Gjatë kësaj periudhe, në pritje te shpalljes se vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar të anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për ti favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pëllumb Gjoka, me qëllimin për të kushtëzuar apo relativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni Sky ECC në procesin gjyqësor.

Dokumenti që rrëzon Dumanin/ SPAK vuri nën hetim
Dokumenti i SPAK

Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit të premtimeve apo përfitimeve të parregullta”, thekson prokurori.

Më tej thuhet se ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim te gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit të premtimeve apo përfitimeve të parregullta.

Për këtë arsye ka pasur për 2 javë përgjim dhe monitorim ambiental të gjyqtarit. Nuk dihen rezultatet e përgjimit, por e sigurt është se hetimi vijon. /Pamfleti

 

Dokumenti i SPAK

REPUBLIKA SHQIPERISE

PROKURORIA E POSAÇME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR, TIRANE

AUTORIZIM PER LEJIMIN E PERGJIMIT NË VENDE PUBLIKE

Në Tiranë, viti 2025, muaji Shkurt, datë 10.

Unë, Klodjan Braho, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pasi u njoha me përmbajtjen e akteve te procedimit penal nr.34, datë 10.02.2025;

KONSTATOVA

Se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tirane, mbi bazën e verifikime të kryera kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.34 viti 2025 për veprat penale "Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të tjerë të drejtësisë dhe "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionareve të tjerë të organeve te drejtësisë" të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme të kryera lidhur me këtë procedim penal, kanë rezultuar rrethanat si mě poshtë:

Në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar gjykimi i çështjes gjyqësore me kërkues Pëllumb Gjoka me objekt shfuqizimin e vendimeve nr.94 date 23.07.2023 dhe nr.97 date. 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vendimit nr. 38 datë 31.08.2023 të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të vendimit nr.00-2023-2238 (364) date 22.12.2023 të Kolegjit Penal te Gjykate Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën, pjesën që kanë disponuar për caktimin e vazhdimin e mase sigurimit "arrest me burg" ndaj kërkuesit.

Shtetasi Pëllumb Gjoka është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e disa veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të kryera ne formën e grupit të strukturuar kriminal. Dhe çështja penale ndaj tij dhe ndaj anëtarëve tjerë të grupit të strukturuar kriminal është duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme të Shkalles së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Ne këtë çështje gjyqësorë janë përdorur si prova komunikimet qe janë kryer nëpërmjet telefonave të koduar që siguronin komunikime të fshehta, duke përdorur aplikacionin Sky ECC, komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë.

Shtetasi Pellumb Gjoka nëpërmjet mbrojtësve të tij dhe personat e tjerë që janë akuzuar në të njëjtën çështje penale apo edhe në çështje penale të tjera, kanë ngritur pretendime për vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e përmbajtjes së komunikimeve të kryera nëpërmjet aplikacionit Sky ECC.

Në këtë kuptim, kërkesa e paraqitur nga shtetasi Pëllumb Gjoka dhe qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë kërkesë nuk krijon efekte juridike vetëm për rastin individual të mësipërm, por krijon efekte juridike edhe për çështjet gjyqësore të ngjashme, duke shërbyer si praktikë gjyqësore për vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e këtyre provave edhe në çështje penale të tjera.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar në faqen zyrtare elektronike se në datën 30.12.2024 ka marrë në shqyrtim çështjen gjyqësore të mësipërme dhe ka vendosur njëzëri, rrëzimin e kërkesës. Njoftimi i mësipërm nuk përmban vendimin në formën e arsyetuar, por është njoftuar se vendimi i arsyetuar do të shpallet brenda afateve ligjore të parashikuara në ligjin nr.8577 datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese te Republikës së Shqipërisë dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore te Gjykatës Kushtetuese. Në nenin 39, pika (11) të rregullores se mësipërme është parashikuar se vendimi arsyetohet brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës.

Aktualisht, edhe pse kanë kaluar më tepër se 30 ditë nga shqyrtimi i kërkesës dhe njoftimi i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ende nuk është njoftuar apo botuar në fletoren zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, në pritje te shpalljes se vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese, ka informacione dhe ekzistojnë të dhëna se nga persona të interesuar për të favorizuar shtetasin Pëllumb Gjoka, por edhe persona të tjerë që kanë interesa të ngjashme, po kryejnë veprimeve për të ndikuar të anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, për ti favorizuar ata në mënyrën e arsyetimit të vendimit gjyqësor të mësipërm.

Sipas informacioneve, edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës, palët e interesuara po kërkojnë që të ndikojnë te gjyqtarë të caktuar për të bërë të mundur arsyetimin e vendimit në formën më të favorshme për kërkuesin Pellumb Gjoka, me qëllimin për të kushtëzuar apo relativizuar përdorimin e provave nga aplikacioni Sky ECC në procesin gjyqësor.

Dokumenti që rrëzon Dumanin/ SPAK vuri nën hetim

Ekzistojnë të dhëna se personat e interesuar mundet të kenë ushtruar ndikim gjyqtari Gent Ibrahimi, me qëllim për të realizuar qëllimin e tyre në mënyrën e formulimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar, kundrejt ofrimit të premtimeve apo përfitimeve të parregullta.

Të dhënat dhe informacionet e mësipërme të vlerësuara në lidhje edhe me mungesën e arsyetimit sipas afatit të rregullores dhe ecurisë së çështjes gjyqësore të gjykuar në themel, vijnë në lidhje logjike dhe në përputhje me njëra-tjetrën dhe janë në gjendje që të përbëjnë të dhëna të mjaftueshme për të filluar ndjekjen penale dhe për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime se mundet të jenë konsumuar elementët e veprave penale "Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të drejtësisë” dhe "Korrupsioni pasiv i gjyqtareve, prokurore dhe funksionareve te tjerë të organeve të drejtësisë" të parashikuara nga nenet 319 dhe 319/9 të Kodit Penal.

Neni 221 i K.Pr.Penale për veprat penale të parashikuar nga nenet 319 dhe 319/c te Kodit Penal, lejon kryerjen e përgjimit në vende publike.

Neni 221/3, pikat (b) dhe (c) dhe (c) të K.Pr.Penale lejojnë përgjimin e personit të dyshuar dhe të personave të tjerë që dyshohet se marrin, transmetojnë komunikime, apo marrin pjesë në transaksione me të dyshuarin

Në zbatim të nenit 223/1 të K.Pr.Penale, pajisjet e do të shërbejë për kryerjen e përgjimit, do të mbahet nga strukturat e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të ngarkuar me kryerjen e përgjimit.

Për sa më sipër, duke qenë se ndodhemi përpara kushteve të lejuara për kryerjen e përgjimit ambiente në vende publike, si dhe te kryerjes se vëzhgimit dhe filmimit, në bazë të neneve 221/2 e 3 dhe 222/6 të K.Pr.Penale:

AUTORIZOJ

1. Kryerjen e përgjimit në vende publike të subjekteve të këtij procedimi penal te përmendur më sipër, të shtetasit Gent Ibrahimi, si dhe subjekteve të tjera të këtij procedimi penal, të shoqëruar me vëzhgim, filmim dhe fotografim

Dokumenti që rrëzon Dumanin/ SPAK vuri nën hetim

2. Përgjimi do te kryhet me kohëzgjatje 15 ditore, duke filluar nga data 10.02.2025 deri më datë 25.02.2025.

3. Për kryerjen e përgjimit ngarkohen OPGJ A. Z dhe policia gjyqësore në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët duhet të mbajnë proces verbalet përkatëse për zbatimin e këtij autorizimi.

PROKURORI 

Klodjan Braho

 

Ky lajm është ekskluziv i “Pamfletit”, çdo ripublikim pa marrë leje dhe pa cituar burimin, është i ndaluar dhe ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Lini një Përgjigje