TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2025, 11:19

Hetimet për abuzime me tendera, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Hetimet për abuzime me tendera, pedagogët e

Pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. 

Një hetim i thelluar nga SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) zbardhi skemën e gjerë të vjedhjes së parave publike, duke përfshirë 24 punonjës të UBT.

Sipas hetimeve, këta individë kanë manipuluar dhe falsifikuar tendera publike, duke krijuar kushte për fitime të paligjshme që arrijnë në vlerën e 900 milionë lekëve.

GJKKO la në fuqi 19 nga 24 masat e sigurisë, ndërsa 5 persona do të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Konkretisht nuk ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për administratorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe 4 zyrtarëve të tjerë të këtij universiteti për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Lini një Përgjigje