TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2025, 17:13

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Majlinda Bufi, pret në takim Zonjat e fshatit “Krushë“ të komunës së Rahovecit...

Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e ve bashkë me rreth 200 gra të tjera të fshatit si pasojë e luftës së fundit në vend, janë pronare të objektit të ri për Kooperativën “Krusha” të cilën ajo e themeloi vite më parë në përpjekje për të rritur dy fëmijët e saj.

Aktualisht në kooperativën “Krusha” punojnë 60 gra të tjera të fshatit, të cilat ndajnë fatin e njëjtë me zonjën Fahrije.

Ndërtimi i objektit është financuar 70 për qind nga Bashkimi Evropian dhe 30 për qind nga kontribuues vullnetar të disa bizneseve vendore, të koordinuara nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Historia e zonjës Fahrije e realizuar përmes një filmi të metrazhi të gjatë nën titullin “Zgjoi”, së fundmi u bë fituese e tri çmimeve në një prej festivaleve më prestigjioze Sundance në Amerikë.

Gratë e Kooperatives Bujqesore "Krusha", të udhëhequra nga znj. Fahrije Hoti, kanë vlerësuar përpjekjet e kryetares së bashkisë së Roskovecit Znj. Majlinda Bufi për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e grave ne këtë sektor.

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Me ketë rast, ato dëshirojnë te realizojme një vizite në Bashkinë e Roskovecit për të ndarë përvojat e tyre, për të mësuar më shume rreth praktikave të suksesshme dhe për të diskutuar mundësitë e një bashkëpunimi të mëtejshëm.

“Jemi te bindura se një takim i tillë do te ishte i dobishëm për të dyja palët dhe do të ndihmonte në forcimin e lidhjeve mes nesh”, shprehet Fahrije Hoti.

Takimi do të zhvillohet në zyrën e kryetares Bufi, ku ato do të njihen me njëra tjetrën, por edhe me buqësinë që ky qytet ofron për blegtorët dhe fermerët.

Lini një Përgjigje