TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2025, 22:45

Operacioni i SPAK, Hajdarmataj: Grupet kriminale po emërojnë shefat e komisariateve

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, Hajdarmataj: Grupet kriminale po emërojnë shefat e

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj, ka komentuar operacionin ku disa oficerë policie u arrestuan, pasi dyshohet se kishin bashkëpunuar me trafikantë droge.

Hajdarmataj theksoi se grupet kriminale nuk duhet të kenë ndikim në emërimin e shefave të komisariateve. Ai shprehu shqetësimin se nëse grupet kriminale janë të përfshira në këtë proces, kjo mund të krijojë mundësi për manipulime të sistemit dhe ndikim të padëshiruar në rendin dhe sigurinë e vendit.

Ai gjithashtu kërkoi që qeveria të mos zbatojë porositë e grupeve kriminale, duke nënkuptuar se ndoshta disa individë mund të kenë interes për të mbështetur dhe për të manipuluar situatën për përfitime të tjera, siç është vjedhja e votave.

"Grupet kriminale mos të emërojnë shefat e komisariateve. Kjo është çështja. Grupet kriminale mos të kenë gisht në emërime. Qeveria mos të zbatojnë porositë, sepse ndoshta i intereson me vjedh vota", tha ai në emisionin “Open” në News 24.

Lini një Përgjigje