TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2025, 22:06

Basir Çollaku: Anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë dalin në përgjimet e 'Sky' dhe 'Enchrochat'

Shkruar nga Pamfleti

Basir Çollaku: Anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës

Gazetari, Basir Çollaku tha se ka anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë dalin në përgjimet e “Sky” dhe “Encrochat”. Ai shprehet se historia e përgjimit nuk është boshe, ndërsa e cilëson si një përpjekje për të mbuluar produktin.

“Është një përpjekje për të mbuluar produktin. Ka gjëra që nuk shkojnë. Një anëtar i Gjykatës Kushtetuese të përgjohet pa pasur përgjigje reale e Strukturës së Posaçme. Po ne kemi një procedim penal.

Unë kam bindjen që nuk është bosh historia e përgjimit. Kjo histori lidhet me Sky e Enchrochat.

A ka anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që janë në përgjimet e Sky dhe Encro? Unë them se po. A ka anëtarë të Gjykatës së Lartë që janë në këtë histori? Unë them që po.

A ka të çdo lloj niveli gjykate dhe prokurorie? Sigurisht që po”, tha ai për “Ora News”.

Lini një Përgjigje