TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 13:59

Bashkëpunëtori i Beqajt në grabitjen e fondeve të BE, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunëtori i Beqajt në grabitjen e fondeve të BE,
Gazmend Haxhia

Haxhia është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni ku po kthehej nga Italia. Ndaj tij është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.

Ditën e sotme është arrestuar në Rinas Gazmend Haxhia, i cili i ishte në kërkim për abuzimin me fondet e BE. 

Haxhia është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni ku po kthehej nga Italia. Ndaj tij është caktuar masa 'arrest në shtëpi'.

Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqajt për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash. 

Emri i biznesmenit Haxhia përmendet në dosjen e vjedhjes së fondeve të BE, pasi mori dy herë paratë për të organizuar të njëjtën konferencë, një herë nga ministria e Turizmit dhe një herë nga SASPAC.

Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia,” thuhet në dosjen e SPAK.

Provat e SPAK

SPAK është shprehur se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues i SASPAC, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij. Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me ‘Landways International’.

SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”. Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja. Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.

gazmend haxhia

Lini një Përgjigje