“Pamfleti” ka informacion paraprak, se këto 5 anije të shtetit shqiptar, që i i ka marrë dhe po i përdorë Gjergj Luca privatisht pa asnjë detyrim financiar; nën maskën e Koorporatës Japoneze “Kiyomura”, do përdoren për transportimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shëngjin...
Ministria Bujqësisë, është dikasteri që ka në administrim dhe mbështet me fonde sektorin e peshkimit; të cilin, prej 11 vitesh, nuk e drejton as Ministri e as Drejtori i Përgjithshëm i Akuakulturë- Peshkimit, por e komandon privatisht Gjergj Luca, nën maskën e shoqatës “Organizata e Peshkimit”, 3 drejtuesit e të cilës janë kapur me trafikim kokaine.
Përveç sekserizimit të licencave të anijeve e barkave të peshkimit, të fondeve të Ministrisë së Bujqësisë, marrjes së afro 2 milionë Euro nga fondet “IPARD” që BE ka dhënë për fermerët; edhe 4 qendrat e përpunimit të peshkut e restorantet që ka Gjergj Luca, nuk paguajnë taksa e tatime, duke i regjistruar në emër të kompanisë “Rozafa Sh.p.k”.
Por një informacion nga biznesmenë peshkimi, ka bërë me dije një tjetër skandal, që ka lidhje me favorizimin e peshkatarit Gjergj Luca, duke i dhuruar pasuri, që qeverisë shqiptare ia ka dhuruar Qeveria e Japonisë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik.
Është fjala për 5 anije inspektimi, vrojtimi e servisi teknik në det për anijet gjatë aktivitetit të peshkimit, që Ministria e Ujërave e Peshkimit të Japonisë, ia ka dhuruar Ministrisë së Bujqësisë të Shqipërisë, në harkun kohor të viteve 2021-2023.
Por këto anije pronë shtetërore, në vend të regjistroheshin në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë e të jenë në përdorim nga Drejtoria e Përgjithshme e Akuakulturë- Peshkimit, i janë dhënë në përdorim peshkatarit Gjergj Luca, i cili i ka regjistruar me emrin e kompanisë “Rozafa” që i përdorë privatisht për peshkim e transport.
Autoritetet shtetërore të Japonisë, janë mashtruar sikur Gjergj Luca, është përfaqësues i gjithë bizneseve të peshkimit; sikur është Drejtor i Sektorit të Peshkimit e Ujërave Detare në Ministrinë e Bujqësisë dhe gjoja këshilltar i kryemistrit Edi Rama për industrinë e peshkimit.
Kështu e ka prezantuar Babloku para Ambasadorit të Japonisë në Tiranë, Takada Mitsuyuki dhe para Ministrit të Shtetit të Japonisë, Minoru Kiuchi, të cilët i ka çuar për drekë dhe te restoranti i Gjergj Lucës në Labinot-Elbasan.
Po kështu, Gjergj Lucën, përveçse e ka pajisur me pasaportë shërbimi ndërkombëtare; e ka marrë dy herë në delegacionin qeveritar kur shkoi për nënshkimin e marrëvëshjeve, ku ai ka firmosur për marrjen e 5 anijeve dhuratë, duke e prezantuar si zyrtar të qeverisë për peshkimin dhe drejtues të organizatës së peshkimit, kur Gjergj Luca është një nga 3000 anëtarët.
Madje, me mandatin si gjoja përfaqësues i qeverisë shqiptare dhe me mashtrimin sikur “Rozafa” është kompani me 60% kapital shtetëror, Gjergj Luca ka lidhur marrëveshje ekonomike peshkimi, import-eksporti e transporti ndërkombëtar me Korporatën Japoneze “Kiyomura”.
Deri tani, “Pamfleti” ka vetëm informacionin paraprak, se këto 5 anije të shtetit shqiptar, që i ka marrë dhe po i përdorë Gjergj Luca privatisht pa asnjë detyrim financiar; nën maskën e Korporatës Japoneze “Kiyomura”, do përdoren për transportimin e emigrantëve afrikanë nga Italia në Shëngjin./Pamfleti
Lini një Përgjigje