TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2024, 12:10

Sa "koka" të krimit nën hetim nga SPAK fshihen në Dubai? Altin Dumani zbulon detaje

Shkruar nga Pamfleti
Sa "koka" të krimit nën hetim nga SPAK fshihen në
Altin Dumani

Ai tha se SPAK ka nën hetim shtatë persona që dyshohet se ndodhen atje, por nuk zbuloi emra konkretë, duke mos penguar kështu hetimin.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka zhvilluar një takim informal me gazetarët ku është përgjigjur për disa nga çështjet e nxehta të aktualitetit.

Dumani tregoi se sa persona të hetuar nga Prokuroria e Posaçme dyshohet se gjenden në Dubai.

Ai tha se SPAK ka nën hetim shtatë persona që dyshohet se ndodhen atje, por nuk zbuloi emra konkretë, duke mos penguar kështu hetimin.

A ka bërë SPAK një skanim sa persona janë në kërkim dhe strehohen në Dubai?

Dumani: Po për llogarinë e SPAK janë shtatë persona që dyshohen se gjenden në Dubai.

Ndërkohë kreu i SPAK ‘kurseu’ shumë komente lidhur me disa dosje të rëndësishme, si inceneratorët, shpërdorimin e fondeve të BE, çështjen Meta-Kryemadhi, ekstradimi duke u shprehur se janë çështje nën hetim për të cilat duhet të ruhet konfidencialiteti.

Javët e fundit ka qenë në fokus Ilir Meta dhe Kryemadhi. Çfarë statusi kanë këta dy persona?

Dumani: Çështja është në hetim, nuk mund te jap asnjë koment.

A ka zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në hetim?

Dumani- Është çështje në hetim, çdo e dhënë që paraqet interes për hetimin, prokurori duhet ta hetojë.

Për Ahmetajn, keni pasur shkëmbim me partnerët?

Dumani – Është konfidencalitet me autoritetet.

Për Durim Bamin, keni ngritur shqetësimin për ekstradimin, në çfarë faze është ekstradimi? Si do zgjidhet ngerçi?

Dumani- Kemi detyrim vetëm të bëjmë kërkesë për ekstradim.

Dumani po ashtu është shprehur se numri i prokurorëve të BKH duhet të rritet, ndërsa ka thekuar se së shpejti pritet të zgjidhet edhe zv.drejtori i BKH.

 

altin dumani

Lini një Përgjigje