
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra, thotë se korrupsioni në Policinë Rrugore është në nivele të larta.
Pjetra tha se në 30% të rasteve të aksidenteve, provat manipulohen nga vetë policët.
“Ka raste që i kemi deklaruar dhe i kemi kërkuar të marrin dedektiv privat në rastin e aksidentit. Aty fshihen ngjarjet, manipulohen provat. Në 30% të rasteve ndryshohen provat. Ndaj ne këshillojmë qytetarët që kur je kanë të mundur të filmojnë. Korrupsioni në policinë rrugore është i lartë. Ata që nuk binden transferohen.
Ne kemi thënë nuk ka rëndësi pse e fitoi tenderin në mënyrë korruptive. Lëre të mbarojë rrugën dhe pastaj sekuestroja paratë. kështu punon bota. Të lë të punosh pastaj bën sekuestrimin e parave. Të gjithë në institucione janë të korruptuar. A vazhdohet më kështu do ta shikojmë në 12 maj”, tha ai në "MCN".
Lini një Përgjigje