TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 19:30

Zgjedhjet e 11 Majit, Ngjela kritika për LaCivita: S’po shohim ndonjë gjë origjinale në fushatë elektorale të PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, Ngjela kritika për LaCivita: S’po shohim

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se Rama e ka të sigurt fitoren e PS-së dhe sipas tij kjo duket nga forma dhe gjuha që ai përdor. I ftuar në Report Tv, Ngjela tha se Rama tallet me opozitën sepse i ka të sigurta sondazhet.

Nga ana tjetër avokati tha se Lacivita sipas tij është një figurë në rënie në SHBA dhe sipas tij nuk po sheh ndonjë risi.

“Po të ishte i mençur, duhet të nxirrte një kryetar tjetër partie, se vetëm kështu mund të hapej partia. Gjëja më e rëndë e politikanëve është deliri, nuk e di se si është Saliu. Po kjo është sëmundja e atyre që nuk kanë qartësi mendore. Ky ka mbi 10 vjet në pushtet. Pyetja që bëhet profesionalisht është: ‘Sa është konsumuar në 10 vjet?’. Edhe ai e ka konsumin e tij. Rama tallet me të sepse lexon sondazhet. Ai ka mënyrën e figurës, se vjen nga figura. Rama nuk ka shkollë, e cila i ka mësuar ekzaktsinë, ai merret me formën. Edhe mënyrën e retorikës së tij e ka me atë të formës. Ai e bëri mirë atë ndërrimin. Ai që ka marrë Saliu është në rënie në Amerikë. Të shikojmë si do ecë, se 15 ditët e fundit janë kryesore”, tha Ngjela.

Lini një Përgjigje