TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2025, 17:21

Shuhet Alejandro Greco, kleriku arbëresh në Argjentinë

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet Alejandro Greco, kleriku arbëresh në Argjentinë

Ndahet nga jeta Alejandro Greco, kleriku ortodoks arbëresh në Argjentinë.

Ai është vlerësuar si një nga personalitetet që me shumë zell ka promovuar identitetin arbëresh dhe shqiptar në Amerikën e Jugut.

Greco ka qenë një zë i rëndësishëm për arbëreshët në Argjentinë, duke punuar me përkushtim për ruajtjen e identitetit dhe traditave shqiptare.

Në intervistat e dhëna për mediat, ai kishte theksuar lidhjen e fortë të komunitetit arbëresh me rrënjët shqiptare.

Shuhet Alejandro Greco, kleriku arbëresh në Argjentinë

Greco kishte folur me pasion për rolin e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pavarësisht largësisë.

Ai u shqua gjithashtu për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine.

Për të nderuar kujtimin e tij, do të mbahet një homazh në shtëpinë e ngushëllimit “Vicente Scilingo” (Forest 906), në Buenos Aires, Argjentinë, më 21 prill, nga ora 9:00 deri në 11:00 (me orën lokale).

Më pas, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e Chacarita.

At Greco ishte jo vetëm një udhëheqës shpirtëror, por gjithashtu një mbështetës i pasionuar i forcimit të identitetit kulturor të shqiptarëve në diasporë. 

Komuniteti arbëresh, shqiptarët e diasporës dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan, do ta kujtojnë gjithmonë At Alejandro Grecon për devotshmërinë dhe dedikimin e tij të pashoq për shqiptarët dhe misionin e tij fetar.

 

Lini një Përgjigje